E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 18:45

Lajmet

Guatemalë: Nuk i jepet azil ekspertit anti-virus McAfee

Eksperti për anti-virus John McAfeeEksperti për anti-virus John McAfee
x
Eksperti për anti-virus John McAfee
Eksperti për anti-virus John McAfee
Njëri nga ekspertët e parë kompjuterik për anti-virus, amerikani John McAfee, 67 vjeçar, është liruar nga një spital në Guatemalë, pasi ishte pranuar për shkak të dhimbjes në gjoks.

McAfee shkoi në spital disa orë pas vendimit që të mos i jepet azil politik në Guatemalë.

Autoritetet në Belize dëshirojnë që zotin McAfee ta marrin në pyetje lidhur me një vrasje të muajit të kaluar, kur ishte vrarë një shtetas amerikan.

Themeluesi i kompanisë për softver, McAfee, të mërkurën kishte kërkuar azil në Guatemalë, duke pretenduar se autoritetet në Belize dëshirojnë ta vrasin.

Policia në Belize i ka hedhur poshtë pretendimet se po e ndjek atë, dhe thënë se nuk ka fletarrest për zotin McAfee.

Kryeministri i këtij vendi e ka vënë në dyshim gjendjen e tij mendore.