E dielë, maj 24, 2015 Kosova 09:01

Lajmet

Siri: Aeroporti në Damask – zonë ushtarake

Tym nga luftimet në lagjen Douma të DamaskutTym nga luftimet në lagjen Douma të Damaskut
x
Tym nga luftimet në lagjen Douma të Damaskut
Tym nga luftimet në lagjen Douma të Damaskut
Kryengritësit në Siri, që po luftojnë për përmbysjen e regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, e kanë deklaruar aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Damask, për “zonë ushtarake”.

Një zëdhënës i Këshillit ushtarak të kryengritësve në Damask, tha sot se aeroporti, në jug të kryeqytetit, është “cak legjitim” dhe u ka tërhequr vërejtjen civilëve dhe kompanive ajrore që të veprojnë “në rrezikun e tyre”.

Nga ana tjetër, aktivistët sirianë kanë thënë se ushtria ka dërguar përforcime në një lagje të Damaskut, qartas në kuadër të përgatitjeve për sulm të ri kundër hapësirave që mbahen nga kryengritësit.

Vlerësohet se gjatë konfliktit 20 mujor një Siri, janë vrarë së paku 40 mijë vetë.

Takimi i djeshëm për krizën në Siri, ndërmjet sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton,  ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, përfundoi pa ndonjë rezultat.

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.