E shtunë, shtator 20, 2014 Kosova 20:01

Lajmet

Gjendet e vdekur infermierja që dha detaje për Dukeshën

Princi dhe DukeshaPrinci dhe Dukesha
x
Princi dhe Dukesha
Princi dhe Dukesha
Një infermiere, e cila ka pranuar një telefonatë “mashtruese” në spitalin ku është trajtuar Dukesha e Kembrixhit për shkak të të vjellave që lidhen me shtatzëninë e saj, është gjetur e vdekur.

Spitali “King Edward VII” ka thënë se vdekja ndodh disa ditë pasi ai ka kërkuar falje që ka rënë në thirrjen joserioze të një radioje australiane dhe ka dhënë detaje rreth gjendjes së dukeshës Kate Middleton.

Policia ka thënë se vdekja e infermieres Jacintha Saldanha aktualisht është e pashpjegueshme.

Lajmi i së hënës se Kate është statzënë me një mbret apo mbretëreshë të ardhshme ka shkaktuar interes të madh mediatik.

Telefonuesit “mashtrues” nga radioja australiane “FM2day”, duke pretenduar se janë Mbretëresha Elizabetë dhe princi Charles, kanë bërë thirrjen të martën.

Princi William dhe gruaja e tij, Kate, kanë thënë se janë thellësisht të pikëlluar me lajmin për vdekjen e infermieres.