E mërkurë, nëntor 26, 2014 Kosova 08:34

Lajmet

Serbia i kërkon SHBA-së mbetjen e KFOR-it në Kosovë

Pjesëtarë të KFOR-itPjesëtarë të KFOR-it
x
Pjesëtarë të KFOR-it
Pjesëtarë të KFOR-it
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, që forca paqeruajtëse e NATO-s të mos tërhiqet nga territori i Kosovës.

“Popullata serbe nuk ka besim në institucionet e përkohshme të Kosovës”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq është takuar me Panettën në Pentagon.

Po sipas mediave serbe, Panetta ka shprehur kënaqësinë me bashkëpunimin ushtarak me Serbinë dhe është zotuar se në takimin e Këshillit të NATO-s, në shkurt të vitit të ardhshëm, “do të angazhohet për mbetjen e trupave amerikane në përbërje të KFOR-it".