Ndërlidhjet

Ushtria e Egjiptit "mbështet dialogun"


Kajro...
Kajro...
Ushtria e Egjipit tha se “mbështet dialogun” për të zgjidhur krizën politike që ka ndarë kombin.

Ushtria paralajmëroi përmes një deklarate se kundërshtimi i dialogut na çon “në një tunel të errët me pasoja katastrofale”.

Kjo është deklarata e parë e ushtrisë që nga nisja e protestave kundër presidentit Mohamed Morsi, dy javë më parë.

Ndërkohë, presidenti egjiptian Muhamed Morsi, pritet të shtyjë përpara bisedimet mbi dhënien fund të krizës në vend, pavarësisht zotimeve të udhëheqësve të opozitës se nuk do marrin pjesë.

Egjipti është tronditur nga trazirat, që kanë nisur nga 22 nëntori, kur Morsi përmes një dekreti i dha vetes kompetenca të gjera.

Morsi ka zemëruar shumë njerëz në Egjipt edhe me planet për të çuar përpara një referendum mbi projekt-kushtetutën, që u nxitua të hartohet nga Kuvendi i dominuar nga islamikët.

Të premten, kundërshtarët e Morsit depërtuan telat gjëmborë për të protestuar jashtë pallatit presidencial.

Ushtria ka vendosur tela gjëmborë, pas përleshjeve të së mërkurës mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Morsit, që lanë të paktën pesë të vdekur dhe qindra të plagosur.

Presidenti amerikan Barak Obama i ka thënë Morsit se është “shqetësquar thellë” për vktimat në përleshjet e kësaj jave”.
XS
SM
MD
LG