E premte, prill 18, 2014 Kosova 20:13

Lajmet

OKB ende pa marrëveshje për ndryshimet klimatike

Konferenca në Doha të Katarit...Konferenca në Doha të Katarit...
x
Konferenca në Doha të Katarit...
Konferenca në Doha të Katarit...
Madhësia e shkronjave - +
Delegatë nga afër 200 vende janë mbledhur në kryeqytetin Doha të Katarit në një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje të përgjithshme në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike.

Po që se nuk shtyhet, Protokolli i Kiotos i OKB-së i vitit 1997 përfundon në fund të vitit.

Katari ka propozuar që ta mbajë në fuqi atë deri në vitin 2020 në një përpjekje për të thyer bllokadën e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje të re për frenimin e emetimit të gazrave serrë në botë.

Pakti Kiotos detyron rreth 35 vende të industrializuara që të ulim emetimet e gazit serrë në një mesatare prej 5.2 për qind nën nivelet e viteve 1990 gjatë periduhës 2008-2012.

Takimi dyjavësh është dashur të përfundojë të premten.

Mospajtimi për financimin e vendeve të varfra për t'u marrë me ngrohjen globale është një arsye tjetër për shtyrjen e  bisedimeve.