Ndërlidhjet

Berluskoni synon sërish drejtimin e Italisë


Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi
Ish-kryeministri Silvio Berluskoni tha të shtunën se do të kandidojë për t'u bërë kreu i Italisë për herën e pestë, dhe se partia e tij Njerëzit e Lirisë do të votojë për ta kaluar buxhetin e vitit të ardhshëm.

Berluskoni u tha gazetarëve në margjinat e stërvitjeve të klubit të tij futbollistik AC Milan, se ”fatkeqësisht po i kthehem shërbimit publik. Dhe përsëri po e bej këtë nga ndjenja e përgjegjësisë.”

Berluskoni njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet kombëtare vetëm dy ditë pasi partia e tij tërhoqi mbështetjen për qeverinë e Mario Montir, duke e çuar vendin afër zgjedhjeve të parakohshme, pal para përfundimit të mandatit të parlamentit.
XS
SM
MD
LG