Ndërlidhjet

Zgjatet Protokoli i Kiotos


Konferenca e OKB-se ne Katar
Konferenca e OKB-se ne Katar
Delegatët nga gati 200 shtete zgjatën deri në vitin 2020 Protokollin e Kiotos, që synon luftimin e ndryshimeve klimatike.

Dokumenti i miratuar në vitin 1997 skadonte në fund të këtij vitit.

Për zgjatjen u ra dakord në një konferencë të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, që u mbajt në Doha të Katarit.

Marrëveshja shmangu kthimin prapa për dy dekada të përpjekjeve të OKB-së për të ulur emetimin e gazrave serrë.

Protokolli i Kiotos kështu mbetet plani i vetëm i detyrueshëm për të luftuar ndryshimet klimatike.

Megjithatë, ai mbulon vetëm rreth 15 për qind të emetimeve globale të gazit, pasi që Kanadaja, Japonia, Zelanda e Re dhe Rusia dolën nga Protokoli.

Shtetet e Bashkuara nuk iu bashkuan kurrë atij, meqë ai nuk përfshinte Kinën dhe vendet e tjera në zhvillim.
XS
SM
MD
LG