Ndërlidhjet

Spanjollët sërish në protestë


Madrid, foto nga arkivi
Madrid, foto nga arkivi
Mijëra njerëz janë mbledhur në Madrid për të protestuar kundër zvogëlimit të buxhetit dhe planeve për privatizimin e pjesshëm të shërbimeve shëndetësore.

Sipas policisë, në qendër të tregut Puerta del Sol janë mbledhur më shumë se 5 mijë njerëz, derisa organizatorët e protestës këmbëngulin se kanë qenë 75 mijë njerëëz.

Punonjësve shëndetësorë i është ofruar mbështetje nga një numër i madh i spanjollëve, të cilët ishin veshur bardhë e kaltër, ngjyrat e të punësuarve nëpër spitale.

Protestuesit kanë thënë se planet për privatizim në plan afatgjatë nuk janë të mira, sepse nuk është konsideruar fakti se kursime mund të ketë edhe pa i shitur shërbimet.
XS
SM
MD
LG