Ndërlidhjet

Westerwelle përgëzon Prishtinën e Beogradin


Guido Westerwelle
Guido Westerwelle
Ministrat e Jashtëm të Bahskimit Evropian kanë mbështetur integrimin e Ballkanit në BE, derisa disa nga ta, kanë folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

BE-ja po ndërmjetëson në dialogun mes Kosoëvs e Serbisë, ndërsa sot, është përshëndetur nga BE-ja edhe nisja e zbatimit të njërës prej marrëveshjeve më të diskutueshme mes palëve, ajo e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, apo IBM-së.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka përgëzuar palët.

“Mendoj se ajo që kemi parë mes Serbisë e Kosovës ishte një përparim i shkëlqyer. Ne vetëm mund të inkurajojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjitha palët, që të qëndrojnë në këtë rrugë. Mendojmë se është absolutisht e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se nga perspektiva e Bashkimit Evropian, integriteti territorial është pa dyshim suprem”, u shpreh Westerwelle.
XS
SM
MD
LG