Ndërlidhjet

Britania kërkon njohjen e opozitës siriane


Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague
Sekretari i Jashtëm britanik Ëilliam Hague iu kërkoi homologëve të tij evropianë që ta njohin plotësisht grupin opozitar sirian të udhëhequr nga Moaz al-Khatib, i cili pritet të takojë ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel, në raundin e parë të bisedimeve joformale.

“Ne i kemi njohur plotësisht ata, shpresojmë që edhe shtetet tjera do ta bëjnë të njëjtën gjë në takimin e “Miqve të Sirisë” në Marrakesh”, tha Hague, duke iu referuar një raundi tjetër bisedimesh që pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave në Marok.

Shefja e Politikës së jashtme e BE-së, Catherine Ashton tha se bisedimet janë një
mundësi e rëndësishme që al-Khatibi t’i njoftojë ministrat për planet e tij mbi opozitën siriane.
XS
SM
MD
LG