Ndërlidhjet

Rritet shitja në kompaninë "Audi"


Ilustrim
Ilustrim
Kompania gjermane për prodhimin e automjeteve luksoze “Audi” ka rritur shitjen për muajin nëntor në 10.9 për qind, kryesisht duke iu falenderuar tregut në Kinë dhe në SHBA.

Kompania “Audi” ka shitur në muajin e kaluar rreth 123 mijë e 600 automjete, pothuajse ngjashëm sa edhe në tetor, ndërsa krahasuar me vitin e klauar, shitja është rritur për 12.7 për qind.

Shitja e automjeteve të kësaj kompanie në Evropë ka rënë për 1.9 për qind në nëntor, ndërsa më së paku janë shitur në Itali, ku ka pasur rënie prej 18.9 dhe në Francë në 11 për qind.
XS
SM
MD
LG