E enjte, gusht 21, 2014 Kosova 06:19

Lajmet

Taxhikistani pranohet në OBT

Flamuri i OBT-së...Flamuri i OBT-së...
x
Flamuri i OBT-së...
Flamuri i OBT-së...
Taxhikistani është pranuar zyrtarisht në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Në një ceremoni të mbajtur të hënën në Gjenevë, drejtori i OBT-së Pascal Lamy dhe presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon kanë nënshkruar protokollin për pranimin e Taxhikistanit në organizatën ndërkombëtare.

Më herët, Lamy ka thënë se pranimi në OBT “do të integrojë fuqishëm Taxhikistanin në ekonominë globale dhe në sistemin global tregtar, duke ofruar një mjedis të hapur, transparent dhe jo-diskriminues.”

Negociatat e Taxhikistanit për t'iu bashkuar OBT-së zgjatën 11 vjet.

Taxhikistani bëhet anëtari i 158-të i OBT-së dhe vendi i dytë i Azisë Qendrore që pranohet në këtë mekanizëm.

Kirgizia ka qenë anëtarja e parë e këtij rajoni që u anëtarësua në OBT në vitin 1998.