Ndërlidhjet

Gjykatësit pajtohen të mbikëqyrin referendumin në Egjipt


Egjipt
Egjipt
Gjykatësit në Egjipt janë pajtuar që të mbikëqyrin një referendum mbi kushtetutën e re të vendit.

Gjyqtarët e Këshillit Shtëtëror Administrativ morën vendimin të hënën, por iu bënë thirrje mbështetësve të presidentit Muhamed Morsi, që të largohen nga ulja e vazhdueshme para Gjykatës së Lartë Kushtetuese.

Të dielën Morsi urdhëroi ushtrinë që të “mbrojë institucionet qeveritare” para referendumit të 15 dhjetorit.

Dekreti i tij i jep autoritet oficerëve të ushtrisë që të arrestojnë civilë dhe i urdhëron ata që të bashkëpunojnë me policinë për “ruajtjen e rendit publik.”

Vendimi erdhi para protestave të planifikuara nga opozita për këtë të martë.

Në një përpjekje për të ulur tensionet, Morsi anuloi dekretin e muajit të kaluar, i cili i dha atij kompetenca gati të pakufizuara, por njoftoi gjatë fundjavës se referendumi do të shkojë përpara ashtu siç është planifikuar.
XS
SM
MD
LG