Ndërlidhjet

Ekonomitë aziatike më të fuqishmet në vitin 2030?


Tokio
Tokio
Një parashikim i ri nga komuniteti amerikan i zbulimit, thotë se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë që ta humbin statusin si superfuqi deri në vitin 2030, derisa ekonomitë aziatike do të bëhen më të forta se ato të Amerikës së Veriut dhe Evropës.

Megjithatë, raporti “Global Trends 2030”, i publikuar të hënën nga Këshilli Informativ Kombëtar, tha se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të mbeten ndër vendet më të fuqishme të botës për shkak të rolit që mund të luajnë në zgjidhjen e krizave globale, avantazhet teknologjike dhe “pushtetin e butë” apo atributet kulturore.

Raporti tha se Kina ka gjasa që ta kapërcejë Amerikën si ekonominë më të madhe në botë në vitet e 2020-ta.

Studimi thotë se Evropa, Japonia dhe Rusia pritet të vazhdojnë me rënie të ngadaltë ekonomike.

Studimi parashikoi se aktet e dhunshme të terrorizmit islamik do të jenë më të rralla në vitin 2030.
XS
SM
MD
LG