E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 12:18

Lajmet

CPJ: Sivjet, rekord i gazetarëve të burgosur

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve(CPJ) thotë se është shënuar një rekord në burgosjen e gazetarëve në botë, aktualisht 232 nga ta gjenden prapa grilave.

Në një raport të lëshuar të martën, grupi me seli në SHBA, thotë se shteti anëtar i NATO-s, Turqia ka numrin më të madh të gazetarëve të burgosur në botë, 49.

Në raport thuhet se pas Turqisë, vjen Irani, me 45 burgosur.

Kina renditet e treta me 32 gazetarë të burgosur, 19 prej tyre tibetianë ose ujgurë, komunitetet e të cilëve kërkojnë shkëputjen nga Pekini.

Numri i përgjithshëm prej 232 gazetarëve të burgosur, kalon për 53 më shumë, numrin e vitit të kaluar dhe është më i larti, që kur organizata ka filluar kryerjen e sondazheve në mbarë botën, në vitin 1990.

Raporti thotë se akuzat më të zakonshme që qeveritë përdorin për gazetarët  e burgosur përfshijnë ato të tradhtisë e terrorizmit, ku të paktën 132 gazetarë në mbarë botën janë të arrestuar për akuza të tilla.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.