Ndërlidhjet

SHBA lëshon “anijen sekrete” në orbitë


Ilustrim
Ilustrim
Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar në orbitë një anije pa pilot, misioni i së cilës mbetet sekret.

X-37B, e cila i ngjan një versioni më të vogël të anijes kozmike, është nisur nga baza Kejp Kanaveral, në Florida.

Forca Ajrore nuk ka pranuar të zbulojë se sa kohë do të zgjasë misioni apo çfarë detyrash do të kryejë anija në orbitë.

Ky është lansimi i tretë i anijes së tillë, e cila është rreth nëntë metra e gjatë – dukshëm më e shkurtër se anijet e hapësirës.

Anija, e kontrolluar nga njerëzit në Tokë, ka fluturuar rreth shtatë muaj gjatë misionit të saj të parë, në vitin 2010. Një tjetër X-37B ka kaluar më shumë se një vit në hapësirë, gjatë misionit të dytë.
XS
SM
MD
LG