Ndërlidhjet

Turqia, Afganistani e Pakistani për zgjerim të bashkëpunimit


Presidentët e Afganistanit, Pakistanit dhe Turqisë sot në Ankara.
Presidentët e Afganistanit, Pakistanit dhe Turqisë sot në Ankara.
Presidentët e Afganistanit, Pakistanit dhe Turqisë kanë nisur takimin dyditor në Ankara.

Nikoqir i tij është presidenti turk, Abdullah Gul.

Bisedimet pritet të fokusohen në bashkëpunimin ekonomik dhe në çështje të sigurisë.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, dhe ai pakistanez, Asif Zardari, pritet të diskutojnë edhe sulmin vetëvrasës që javën e kaluar ka plagosur shefin e inteligjencës afgane, Asadullah Khalid.

Karzai ka thënë të shtunën se sulmi është planifikuar në qytetin e Pakistanit, Kueta.

Ai nuk ka fajësuar direkt Qeverinë pakistaneze, por ka thënë se në sulm “kanë qenë të përfshira duar të mëdha”.

Qeveria pakistaneze ka hedhur poshtë çdo lidhje me sulmin, duke thënë se është e gatshme të ndihmojë në hetimin e tij.
XS
SM
MD
LG