E martë, korrik 29, 2014 Kosova 10:40

Lajmet

Caktohet paraburgimi për 6 të pandehur në rastin Kleçka

Logo e EULEX-itLogo e EULEX-it
x
Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u ka caktuar dje nga një muaj paraburgim katër personave të akuzuar në rastin e krimeve të luftës, të ashtuquajtur rasti Kleçka.

"Paraburgimi për një periudhë prej një muaji u është shqiptuar të pandehurve: Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala dhe Besim Shurdhaj", ka bërë të ditur misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Po sipas tij, të pandehurve Shaban Shala dhe Arben Krasniqi u është shqiptuar arresti shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, së bashku me ndalesën për të kontaktuar ose vizituar personat me të cilët ata nuk banojnë.

Rasti Kleçka përfshin edhe deputetin Fatmir Limaj, i cili ndodhet po ashtu në paraburgim. Për këtë rast, deputeti Fatmir Limaj dhe të tjerët janë shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ka qenë EULEX-i më pas që ka kërkuar rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.