E dielë, gusht 31, 2014 Kosova 02:13

Lajmet

Burg për oficerin britanik, ‘bashkëpunoi’ me rusët

x
Gjykata Qendrore Penale e Londrës ka dënuar një pjesëtar të Marinës Mbretërore Britanik me tetë vjet burg, pasi u shpall fajtor se është përpjekur t’ia kalojë sekretet ushtarake njerëzve, që besohet se ishin agjentë rusë.

Të mërkurën, gjykata tha se 30-vjeçari Edward Devenny, nënoficer i marinës nga Irlanda e Veriut, ofroi kodet dhe të dhëna tjera agjentëve të fshehur të MI5, që paraqiteshin si spiunë rusë. Raportet thanë se Devenny nuk u kërkoi përfitimit financiar, por hakmarrje për atë që ai besonte ishte trajtim i padrejtë i marinës ndaj tij.