Ndërlidhjet

Shuhet zyra e UNMIK-ut, serbët i ofrojnë financim


Zyra e UNMIK-ut në Mitrovicë
Zyra e UNMIK-ut në Mitrovicë
Përfaqësuesit e serbëve në katër komunat në veri të Kosovës i kanë ofruar përfaqësuesve të UNMIK-ut financimin e Zyrës së këtij misioni në Mitrovicë, zyrë kjo që do të duhej të përfundonte punën në fund të dhjetorit për shkak të mungesës së mjeteve, raportojnë mediat serbe.

Arsyeja për shuarjen e zyrës së Mitrovicë, sipas përgjegjësve të UNMIK-ut është se “institucionet ne Prishtinë nuk kanë mjete për funksionimin e mëtejm të saj”.

Kërstimir Pantiq, Dragisha Milloviq, Sllavisha Ristiq, Dragisha Vasiq dhe Radenko Nedeljkoviq i kanë ofruar përfaqësusve të UNMIK-ut që ata të financojnë punën e zyrës dhe ta paguajnë personelin lokal që punon atje,” pasi që kanë besim të plotë në punën e tyre”, njoftojnë mediat serbe.

Ata kanë tërhequr vërejtjen se “shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif bart përgjegjësinë nëse shqiptarët nxisin ndonjë incident të paparashikuar”.
XS
SM
MD
LG