E enjte, korrik 31, 2014 Kosova 13:27

Lajmet

KS dënon Korenë e Veriut

Lansimi i raketes, Kore Veriore, 12 dhjetor, 2012Lansimi i raketes, Kore Veriore, 12 dhjetor, 2012
x
Lansimi i raketes, Kore Veriore, 12 dhjetor, 2012
Lansimi i raketes, Kore Veriore, 12 dhjetor, 2012
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, e dënuan Korenë Veriore se ka lansuar një raketë, edhe pse e kishte të ndaluar dhe paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit e dënuan këtë lansim, që është shkelje e qartë e rezolutave 1718 dhe 1874 të Këshillit të Sigurimit”, thuhet në një deklaratë të miratuar nga Këshilli 15 anëtarësh pas konsultimeve urgjente.

Këshilli pati paralajmëruar pas nisjes së dështuar të raketës në muajin prill, se do të ndërmarrë “masa” po që se qeveria e Koresë së Veriut bën ndonjë përpjekje të re lansimi.