Ndërlidhjet

SHBA kërkon masa konkrete kundër Koresë Veriore


Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice
Shtetet e Bashkuara kërkuan që të ndërmerren masa kundër Koresë së Veriut, e cila lansoi një raketë në hapësirë, përkundër paralajmërimeve ndërkombëtare dhe rezolutave të KS të OKB-së që e ndalonin një gjë të tillë.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice tha se “anëtarët e Këshillit të Sigurimir tani duhet të punojnë në mënyrë të organizuar për t'i dërguar mesazh Koresë së Veriut se shkeljet e rezolutave të Këshillit të Sigurimit do të kenë pasoja”.

Koreja e Veriut ka lansuar një raketë, e cila ka vendosur satelitin në orbitë.

Komanda e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore ka thënë se sistemet amerikane kanë detektuar se Koreja Veriore ka lansuar një objekt në orbitën e Tokës.
XS
SM
MD
LG