E hënë, dhjetor 22, 2014 Kosova 16:33

Lajmet

Afganistan: Panetta takohet me Karzain

Leon Panetta duke zbritur nga aeroplani në Kabul të AfganistanitLeon Panetta duke zbritur nga aeroplani në Kabul të Afganistanit
x
Leon Panetta duke zbritur nga aeroplani në Kabul të Afganistanit
Leon Panetta duke zbritur nga aeroplani në Kabul të Afganistanit
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta, i cili arriti dje në Kabul të Afganistanit, pritet që gjatë ditës të takohet me presidentin Hamid Karzain.

Parashihet që ai të takohet edhe me komandantët ushtarakë amerikanë që gjenden në Afganistan.

Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur presidenti Barack Obama pritet të vendos se sa ushtarë do të mbeten në Afganistan, pas përfundimit të misionit ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014.

Zyrtarët thonë se Shtëpia e Bardhë po i shqyrton planet, sipas të cilave në Afganistan do të mbeteshin ndërmjet 6 mijë e 10 mijë trupa amerikane, për të ndihmuar në mbajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e al-Kaidës dhe të grupeve të tjera terroriste, që përsëri të forcohen.