Ndërlidhjet

Beogradi publikon së shpejti platformën për Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Ministri serb i drejtësisë, Nikolla Selakoviq, ka deklaruar sot se kreu shtetëror serb do të publikojë në ditët e ardhshme platformën që Beogradi ka hartuar për Kosovën.

"Kreu shtetëror në ditët e ardhshme do t’i publikojë informacionet për platformën e përbashkët të hartuar për Kosovën”, i ka thënë Selakoviq, agjencisë serbe të lajmeve “Beta”.

Në anën tjetër, presidenti i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se platforma është në fazën finale dhe se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, do t’a prezantojë atë në Kuvend të hënën, më 17 dhjetor.
XS
SM
MD
LG