E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 23:43

Lajmet

Vlerësohet bashkëpunimi Kosovë-Francë

Prishtinë, 13 dhjetor 2012.Prishtinë, 13 dhjetor 2012.
x
Prishtinë, 13 dhjetor 2012.
Prishtinë, 13 dhjetor 2012.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim ambasadoren e sapoemëruar të Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Në takimin e parë njoftues, Thaçi ka vlerësuar lart bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Francës dhe ka shtuar se mbështetja e Francës për proceset zhvillimore dhe integruese të Kosovës është e një rëndësie të veçantë.

Sipas njoftimit nga kabineti i kryeministrit, ky i fundit ka informuar ambasadoren franceze edhe “për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e plotë të agjendës evropiane të integrimit”, duke theksuar se “kjo është agjenda shtetërore e Republikës së Kosovës”.