E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 04:21

Lajmet

Azarov rizgjidhet kryeministër i Ukrainës

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov.Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov.
x
Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov.
Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov.
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar Mykola Azarovin për mandatin e dytë në postin e kryeministrit.

I emëruari i presidentit Viktor Yanukovych ka marrë mbështetjen e 252 deputetëve në parlamentin 450-vendesh. Ligjvënësit opozitarë kanë bojkotuar votimin. 

Azarov, 64 vjeç, ka shërbyer si kryeministër prejse Yanukovych është bërë president, në shkurt të vitit 2010.

Votimi vjen pas rrahjeve të rënda ndërmjet deputetëve të opozitës dhe partisë në pushtet për dy ditë me radhë.

Opozita ka kundërshtuar edhe emërimin e Volodymyr Rybakut në postin e kryetarit të parlamentit.