Ndërlidhjet

Shpërthim pranë bazës së NATO-s në Afganistan


Afganistan (foto arkivi)
Afganistan (foto arkivi)
Një makinë bombë ka shpërthyer pranë një baze të NATO-s në jug të Afganistanit, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur 11 të tjerë.

Zyrtarët afganë thonë se sulmi ka pasur në shënjestër portën që çon në aeroportin ushtarak të Kandaharit.

Ai ndodh vetëm pak orë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, ka vizituar Kandaharin.

Forca Ndërkombëtare e Sigurisë ka konfirmuar sulmin, por nuk ka dhënë detaje.

Siguria në Afganistanin jugor është përmirësuar si pasojë e shtimit të forcave ndërkombëtare në vitin 2010, por ish-bastioni i talibanëve vazhdon të jetë skenë e sulmeve të militantëve.
XS
SM
MD
LG