Ndërlidhjet

Infermieria e Dukeshës është varur


Blloku i infermiereve ku është gjetur e vdekur Jacintha Saldanha
Blloku i infermiereve ku është gjetur e vdekur Jacintha Saldanha
Një hetim gjyqësor ka treguar se infermieria e spitalit ku trajtohej Dukesha e Kembrixhit është varur.

Jacintha Saldanha është gjetur e vdekur në bllokun e infermiereve të premten e kaluar, tre ditë pasi ka rënë pre e një telefonate joserioze nga një radio australiane, ku telefonuesit kanë thënë se janë Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Charles.

Inspektori James Harman i ka thënë gjykatës se Jacintha Saldanha “është gjetur e varur nga një koleg dhe një anëtar i stafit të sigurisë”.

“Tani për tani nuk ka rrethana të dyshimta”, ka thënë ai.

Saldanha, nënë e dy fëmijëve, ka transferuar thirrjen telefonike te një kolege, e cila më pas ka dhënë detaje për gjendjen e Dukeshës.

Kate Middleton po trajohej në spitalin King Edward VII, për shkak të të vjellave që lidhen me shtatzëninë e saj.
XS
SM
MD
LG