E enjte, shtator 18, 2014 Kosova 07:39

Lajmet

Qeveria siriane thotë se nuk përdor raketa Scud

Raketa ScudRaketa Scud
x
Raketa Scud
Raketa Scud
Siria ka hedhur poshtë raportet se forcat qeveritare janë duke përdorur raketa Scud kundër kryengritësve rebelë.

Televizioni shtetëror ka cituar një zyrtar anonim të Ministrisë së Jashtme të ketë thënë se raportet e tilla janë “thashetheme të pabaza”.

“Raportet në fjalë synojnë të krijojnë një imazh negativ për Sirinë”, ka thënë ai.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s kanë akuzuar forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad, se kanë hedhur raketa Scud në rajonet që kontrollohen nga rebelët.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Regjimi i Assadit ka shtypur dhunshëm kundërshtarët.

Aktivistët thonë se mbi 40,000 njerëz, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në më shumë se 20 muaj trazira.