E shtunë, dhjetor 20, 2014 Kosova 03:13

Lajmet

Daçiq të premten takon Ashtonin

Foto arkiviFoto arkivi
x
Foto arkivi
Foto arkivi
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, takon të premten në Bruksel shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Takimi do të nisë në orën 14:30, njoftojnë mediat serbe, duke cituar kumtesën e Qeverisë së Serbisë.

Detaje për temat e bisedimeve nuk bëhen të ditura.

Ashton po ndërmjetëson takimet direkte ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Dy zyrtarët, deri më tash, kanë zhvilluar tre raunde të bisedimeve që thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.