Ndërlidhjet

IBM-ja, Daçiq kërkon të mos paguhen doganat


Shefja e diplomacise evropiane, Catherine Ashton dhe kryeministri i Serbise, Ivica Dacic, foto nga arkivi
Shefja e diplomacise evropiane, Catherine Ashton dhe kryeministri i Serbise, Ivica Dacic, foto nga arkivi
Kryeministri serb, Ivica Daçiq në bisedimet me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton në Bruksel, ka kërkuar që deri në raundin e ri të dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, më 10 janar, të mos paguhen doganat dhe të mos pengohet qarkullimi i mallrave që shkojnë në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të respektohen edhe obligimet e Beogradit, që të mos keqpërdoret malli që shkon në veri.

Me herët përfaqësuesit e EULEX-it kanë thënë se doganat duhet të paguhen, derisa ekonomistët serbë të veriut të Kosovës kanë thënë se kjo është shkelje e marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit.

Më 10 dhjetor, ka nisur të zbatohet marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit, apo IBM, por, problemi është paraqitur te doganimi i mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinë, në veri të vendit.
XS
SM
MD
LG