E premte, gusht 22, 2014 Kosova 21:39

Lajmet

Obama nënshrkuan Ligjin "Magnitsky"

Presidenti amerikan, Barack ObamaPresidenti amerikan, Barack Obama
x
Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan Barak Obama ka nënshkruar ligjin, që mundëson marrëdhënie të përhershme normale tregtare me Rusinë dhe Moldavinë, ndërsa shtron rrugën për sanksione kundër zyrtarëve rusë të implikuar në vdekjen e avokatit Sergei Magnitsky.

Duke i hequr barrierat tregtare të trashëguara nga Lufta e Ftohtë, Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë të përfitojnë nga tregtia në rritje me Rusinë, pas hyrjes së saj në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Një suplement i ligjit, i quajtur Magnitsky, mandaton presidentin që publikisht të emërtojë zyrtarët që do sanksionohen për shkak të vdekjes së avokatit rus kundër korrupsionit.

Magnitsky vdiq në një burg të Moskës në vitin 2009, pas zbulimit të një skeme masive të mashtrimit.

Obama duhet të dorëzojë emrat e zyrtarëve brenda 120 ditësh, por gjithashtu mund të mbanjë sekret disa emra. Si reagim, Rusia pritet të penalizojë zyrtarët amerikanë.