Ndërlidhjet

Obama njoftohet për incidentin në Konektikat


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti Barack Obama ka folur me guvernatorin e Konektikatit për t’i shprehur ngushëllime në lidhje me viktimat në shkollën fillore në këtë shtet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney nuk ka konfirmuar detajet e të shtënave.

Zyrtarët thanë se në incident kanë vdekur 27 njerëz, përfshirë 18 fëmijë.

Duke cituar burime anoniome, televizioni CBS news, raportoi se të paktën 27 persona janë vrarë në shkolëln fillore Sandy Hook .

Thuhet se 15 nga të vrarët janë fëmijë.

Sulmuesi thuhet se ishte i ati i një nxënësi në shkollë.

Shkolla kishte fëmijë të moshës parashkollore deri në klasën e katërt, ose nga mosha 5 deri në 10 vjeç.
XS
SM
MD
LG