E premte, maj 22, 2015 Kosova 22:38

Lajmet

Opozita siriane përgatitet për rënien e Assadit

Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad.Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad.
x
Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad.
Opozita e Sirisë ka formuar një trup për të ruajtuar rendin në institucionet qeveritare, nëse presidenti Bashar al-Assad bie nga pushteti.

Ish-kryeministri Riyad Hijab është zgjedhur në krye të ekzekutivit shtatë-anëtarësh, i cili do të menaxhojë me Asamblenë e Lirë Kombëtare, të njohur nga 114 vende si përfaqësuese legjitime e popullit të Sirisë.

Kundërshtarët e Assadit kanë luftuar për formuar një front të bashkuar, për t’i dhënë fund sundimit 42-vjeçar të familjes së tij.

Mbi 40,000 persona thuhet se kanë humbur jetën në konfliktin 20-muajsh midis forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.