E enjte, prill 17, 2014 Kosova 06:07

Lajmet

Sulmohet një aeroport në Pakistan

PakistanPakistan
x
Pakistan
Pakistan
Madhësia e shkronjave - +
Militantët kanë shtënë me tri raketa në një aeroport të Pakistanit, duke vrarë të paktën tre njerëz dhe plagosur mbi 30 të tjerë.

Burimet zyrtare thonë se dy raketa kanë dëmtuar murin rrethues të aeroportit Bacha Kan në Peshauar, ndërsa e treta ka rënë pranë një ndërtese qeveritare jashtë objektit.

Ministri i Mbrojtjes, Naveed Qamar, ka thënë se 7 ose 8 militantë kanë marrë pjesë në sulm dhe se të paktën 4 prej tyre janë vrarë gjatë betejës me forcat e sigurisë.

Autoritetet thonë se militantët nuk kanë arritur të hyjnë brenda aeroportit.