E martë, tetor 21, 2014 Kosova 21:57

Lajmet

Kërkohet përsëritja e referendumit në Egjipt

Fletëvotim në referendumin kushtetues në EgjiptFletëvotim në referendumin kushtetues në Egjipt
x
Fletëvotim në referendumin kushtetues në Egjipt
Fletëvotim në referendumin kushtetues në Egjipt
Tetë grupe për të drejtat e njeriut në Egjipt kanë bërë thirrje për përsëritjen e raundit të parë të votimeve në referendumin kushtetues, për shkak të, siç kanë thënë, shkeljeve në proces.

Aleatët islamikë të presidentit Muhammad Morsi kanë thënë se 57 për qind e votuesve kanë votuar për draftin e ri të kushtetutës.

Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Kajro, njëri nga grupet, ka thënë se shkeljet përfshijnë ndalimin e vëzhguesve të shoqërisë civile që të ndjekin procesin e numërimit të votave.

Grupi gjithashtu përmend propagandën fetare, ndërprejen e votimit në disa qendra dhe mbylljen e hershme të vendvotimeve.

Drafti i ri i kushtetutës, të cilin e mbështesin islamikët dhe Morsi, ka nxitur përçarje në vend.

Kundërshtarët thonë se ai shkel disa të drejta themelore të minoriteteve.

Raundi i dytë i votimeve në zonat e mbetura do të zhvillohet të shtunën e ardhshme, ndërsa rezultatet zyrtare nuk priten derisa të përfundojë i tërë procesi.