E premte, gusht 01, 2014 Kosova 01:41

Lajmet

Abbas: Të ndalojnë sulmet ndaj palestinezëve

Presidenti palestinez, Mahmud AbbasPresidenti palestinez, Mahmud Abbas
x
Presidenti palestinez, Mahmud Abbas
Presidenti palestinez, Mahmud Abbas
Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve në kampet e refugjatëve palestinezë në Siri.

“U bëjmë thirrje palëve luftuese që të kursejnë popullin palestinez dhe kampet e tyre. Bombardimet në kampet e refugjatëve duhet të ndalojnë menjëherë”, ka thënë Abbas.

Ai ka kërkuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar që të sigurojë mbrojtje për "qytetarët e tij".

Komentet e Abbasit pasojnë sulmet me raketa të ushtrisë siriane në një kamp të refugjatëve palestinezë në Damask.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se të paktën tetë civilë kanë humbur jetën, ndërsa disa agjenci të lajmeve flasin për numër më të madh të viktimave.

Siria vazhdon të përballet me luftime ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve që duan rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Aktivistët thonë se mbi 40,000 persona kanë humbur jetën prejse ka shpërthyer konflikti në mars të vitit të kaluar.