E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 14:55

Lajmet

Policia vazhdon hetimet e masakrës në SHBA

Krimi në NjutaunKrimi në Njutaun
x
Krimi në Njutaun
Krimi në Njutaun
Autoritetet policore në Konektikat kanë thënë se janë duke vazhduar hetimet e masakrës në një shkollë të Njutaunit, ku nga të shtënat me armë janë vrarë 26 njerëz, në mesin e tyre 20 fëmijë.

Zëdhënësi i policisë shtetërore, Paul Vance, ka kërkuar po ashtu nga mediat që të respektojnë privatësinë e familjeve të prekura nga tragjedia, derisa varrosin më të dashurit e tyre.

Sot janë varrosur dy viktimat e para të masakrës – dy djem nga gjashtë vjeç.

Ndërkohë në Ridgefilld, një qytet pranë, prezenca e një personi të dyshuar ka bërë që të mbyllen të gjitha shkollat.

Masakra në Njutaun ka nxehur debatin e vjetër për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara.

Policia ka konfirmuar se krimi i së premtes është kryer nga 20-vjeçari Adam Lanza.

Ai ka vrarë nënën e tij para se të kryente masakrën e më pas edhe veten.