E martë, shtator 30, 2014 Kosova 12:09

Lajmet

Aktivistët rusë “ndihmojnë” SHBA-në

Aktivistja ruse, Lyudmila Alekseyeva.Aktivistja ruse, Lyudmila Alekseyeva.
x
Aktivistja ruse, Lyudmila Alekseyeva.
Aktivistja ruse, Lyudmila Alekseyeva.
Aktivistët për të drejtat humane në Rusi kanë formuar Këshillin e Pavarur të të Drejtave të Njeriut.

Lyudmila Alekseyeva, aktiviste veterane dhe kryetare e Grupit Helsinki në Moskë, ka thënë se këshilli do të nxjerrë një listë të shkelësve rusë të të drejtave të njeriut, për të ndihmuar autoritetet amerikane të identifikojnë njerëzit që duan t’i ndëshkojnë me Ligjin Mangitsky.

Ky i fundit u ndalon hyrjen në SHBA të gjithë zyrtarëve rusë që dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Ai është emëruar sipas avokatit rus anti-korrupsion, Sergei Magnitsky, i cili ka vdekur në një burg të Rusisë më 2009.

Aktivistët kanë thënë se këshilli i ri do të kërkojë avokatë vullnetarë për të ndihmuar punën e tij.