Ndërlidhjet

Ukrainë: Nga temperaturat e ulëta – 37 të vdekur


Një qendër mobile për ngrohje në Kirovgrad të Ukrainës
Një qendër mobile për ngrohje në Kirovgrad të Ukrainës
Ministria e shëndetësisë e Ukrainës ka njoftuar se 37 vetë kanë vdekur nga moti ekstremisht i ftohtë gjatë këtij muaji.

Shumica e viktimave ishin persona të pastrehë.

Ministria tha se 190 vetë kanë kërkuar trajtim nga hipotermia dhe morthi, ndërsa 160 prej tyre janë të shtrirë në spital.

Autoritetet i kanë ngritur afro 1500 qendra në gjithë Ukrainën për të ofruar strehim dhe ushqim.

Të dhënat e sotme u shpallën pas borës së madhe që ka rënë në disa hapësira, ndërsa temepraturat ishin -15 gradë Celsius.
XS
SM
MD
LG