Kompania e njohur private amerikane, Cerberus Capital Management (CCM), do t’i shesë aksionet e veta në kompaninë e armatimit, që e prodhon tipin e pushkëve, që u përdorë në të shtënat në shkollën në Njutaun të Konektikatit, javën e kaluar.
CCM tha se të shtënat e së premtes, nga të cilat u vranë 20 fëmijë dhe 6 persona të rritur, ishte një “çast vendimtar” në debatin kombëtar për kontrollin e armatimit.
Dje, Plani shtetëror pensional i arsimtarëve në Kaliforni, që është ndër më të mëdhenjtë në Shtetet e Bashkuara, tha se po i rishqyrtonte investimet e tij me kompaninë CCM, pas masakrës.
CCM ëshjtë njëri ndër fondet investuesve private më të mëdha në botë, me më tepër se 20 miliardë dollarë.