E mërkurë, prill 23, 2014 Kosova 11:37

Lajmet

Davutoglu: Turqia – mbështetëse e njohjeve për Kosovën

Ministri i jashtëm i Turqisë Ahmet DavutogluMinistri i jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu
x
Ministri i jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu
Ministri i jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu
Madhësia e shkronjave - +
Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar sot se Ankaraja i mbështet fuqishëm njohjet për Kosovën

“Turqia e mbështet fuqishëm procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare”, tha Davutoglu.

Këto komente ai i ka bërë gjatë takimit me Ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ishte për vizitë zyrtare në Turqi.

Mëtutjue, siç njofton Ministria e jashtme e Kosovës, të dy ministrat kanë biseduar për raportet e dyanshme dhe kanë vlerësuar se ato janë të shkëlqyera në rrafshin politik, diplomatik dhe në fusha të tjera.

“Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik, politik dhe ekonomik i Kosovës”, tha Hoxhaj.

Davutoglu ka vlerësuar lart progresin, që po arrihet në Kosovë, thuhet, pos tjerash, në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës.