E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 20:14

Lajmet

25 vjet burg për gjakmarrje

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre gjyqtarë vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme e refuzoi ankesën e dytë të parashtruar nga avokati mbrojtës për një rast të vrasjes që kishte të bënte me gjakmarrje.

Me anë të kësaj trupi gjykues i vërtetoi në tërësi aktgjykimet e më përparshme lidhur me këtë rast me anë të cilave i pandehuri ishte dënuar me njëzet e pesë vite burgim, thuhet në njoftim.

Ky është vendim i plotfuqishëm ndaj të cilit nuk mund të ushtrohet ankesë.

Ky rast ka të bëjë me një incident në vitin 2004 në një fshat të komunës së Gjakovës ku u  vranë dy persona.

Danil Nokaj u akuzua për dy vepra të vrasjes.