E martë, tetor 21, 2014 Kosova 23:28

Lajmet

Talabani do mjekohet në Gjermani

Presidenti irakian Jalal TalabaniPresidenti irakian Jalal Talabani
x
Presidenti irakian Jalal Talabani
Presidenti irakian Jalal Talabani
Mjekët që po e trajtojnë presidentin irakian Jalal Talabani në një spital në Bagdad, thanë se ai do të fluturojë në Gjermani për të marrë trajtime të tjera pasi që ka pësuar një sulm në tru.

Mjekët në spitlain në Bagdad iu thanë agjencive perëndimore të lajmeve se Talabani pritet të transferohet në Gjermani, mbase brenda një ditë.

Talabani është hospitalizuar të hënën vonë, në atë që televizioni shtetëtror dhe zyrtarë të tjerë thanë se ka qenë një sulm. 

Mjekët e Talabanit nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se ai ka pësuar sulm.