Ndërlidhjet

Raporti: BBC në kaos


Ilustrim
Ilustrim
BBC-ja ka shfaqur një mungesë të lidershipit dhe organizimit dhe ka “dëshmuar të jetë plotësisht e paaftë” në menaxhimin me skandalin që ka të bëjë me abuzimin e fëmijëve nga prezantuesi i saj i ndjerë, Jimmy Saville, thuhet në një raport të botuar të mërkurën, të cilin e transmeton DPA.

Në raport thuhet se vendimi i BBC-së në fund të 2011-ës që të heqë nga transmetimi një program të Newsngiht, për shkak të dyshimeve të bëra kundër Savilles, kishte “të meta serioze” dhe kishte shkaktuar “krizën më të keqe të menaxhimit në historinë e BBC-së,” thuhet në raportin e përpiluar nga ish-shefi ekzekutiv i Sky News, Nick Pollard.

Në javët e fundit nga BBC kanë dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm, George Entwistle, dhe shefja e lajmeve Helen Boaden.

Dorëheqjet kanë ndodhur vetëm pak ditë pasi programi i lajmeve i BBC-së ka akuzuar gabimisht një ish-politikan për abuzim seksual me fëmijët.

BBC ka pranuar se kjo dëmton edhe më tej besimin në transmetues, i cili ka rënë për shkak të vendimit për të mos transmetuar dyshime të njëjta kundër moderatorit, tashmë të ndjerë, Jimmy Saville.

Saville, që konsiderohej yll i BBC-së, thuhet se ka abuzuar seksualisht me qindra fëmijë gjatë disa dekadave.
XS
SM
MD
LG