E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 02:46

Lajmet

Koreja Jugore zgjedh presidenten e parë femër

Fituesja e zgjedhjeve presidenciale në Korenë Jugore,  Park Geun-hye, 19 dhjetor, 2012Fituesja e zgjedhjeve presidenciale në Korenë Jugore, Park Geun-hye, 19 dhjetor, 2012
x
Fituesja e zgjedhjeve presidenciale në Korenë Jugore,  Park Geun-hye, 19 dhjetor, 2012
Fituesja e zgjedhjeve presidenciale në Korenë Jugore, Park Geun-hye, 19 dhjetor, 2012
Votuesit në Korenë e Jugut kanë zgjedhur presidenten e parë femër të vendit.

Me gati 90 për qind të votave të numëruara, të zgjedhjeve të së mërkurës, votuesit i dhanë një epërsi të ngushtë kandidates së Partisë Konservatore në pushtet, Park Geun-hye.

Park, 60 vjeçare, është e bija e ish-sundimtarit ushtarak të Koresë së Jugut, Park Chung-Hee.

Rivali i saj, Moon Jae-In i partisë kryesore opozitare liberale e ka pranuar humbjen.

Për zgjedhjet e së mërkurës, partitë u fokusuan kryesisht në çështjet e brendshme.

Të dy kandidatët kanë thënë se e përkrahin angazhimin më të madh në rivalin komunist Korenë e Veriut.

Presidenti në largim, Lee Myung-bak ka vendosur një qëndrim të ashpër në  marrëdhëniet e Koresë së Jugut me Veriun.