Ndërlidhjet

Putin miraton strategji të re për relacionet etnike


Vlladimir Putin
Vlladimir Putin
Presidenti rus Vlladimir Putin ka miratuar strategjinë e re të relacioneve etnike të Rusisë.

Putini, nënshkroi një dekret që miraton Strategjinë e Politikave të Kombësive dhe urdhëroi qeverinë, që ta hartojë një plan për të zbatuar atë në praktikë.

Kjo strategji do të fuqizohet deri në vitin 2015, duke zëvendësuar një dokument të vitit 1996.

Ajo përcakton udhëzimet për politikat ekonomike, politike dhe kulturore, të cilat i prekin dhjetëra grupe etnike të Rusisë.

Në fjalimin e tij të parë vjetor në parlament, që prej fillimit të mandatit të tij të tretë si president në muajin maj, Putin në fillim të këtij muaji foli për nevojën për të ruajtur identitetin kombëtar rus.

Raportet e mediave thonë se pas kritikave fillestare të draftit, dokumenti ka hequr referencat për “rolin shtetformues të popullit rus” dhe i referohet si “rol unifikues.”
XS
SM
MD
LG