E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 00:10

Lajmet

AI: Ksenofobia në rritje në Greqi

Greqi...Greqi...
x
Greqi...
Greqi...
Amnesty International kritikoi të enjten rritjen e shpejtë të sulmeve me motive racore në Greqi si dhe ndalimin sistematik të emigrantëve dhe azilkërkuesve.

Situata në vend tani është e ngjashme me një krizë humanitare dhe “krejtësisht e padenjë” për fituesin e Çmimit Nobel të Paqes, Bashkimin Evropian.

“Greqia ka nevojë për ndihmë, por ajo duhet gjithashtu të pranojë përgjegjësitë e veta”, tha John Dalhuisen, drejtori pi AI-së për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Ai tha se “përveç një sfondi të presionit të vazhdueshëm ndaj emigrantëve, krizës së  thellë ekonomike dhe ndjenjës ksenofobike në rritje, Greqia është dëshmuar e paaftë për të ofruar edhe kërkesat më themelore për siguri dhe strehim për mijëra azilkërkuesit dhe emigrantët që vijnë çdo vit.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.