E hënë, korrik 28, 2014 Kosova 18:25

Lajmet

Ministrja çeke largohet nga pozita vetëm pas një jave punë

Karolina PeakeKarolina Peake
x
Karolina Peake
Karolina Peake
Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Çekisë, Karolina Peake është pushuar nga puna pas 8 ditë pune në zyrën e saj.

Presidenti Vaclav Klaus gjatë ditës së mërkurë e ka marrë këtë vendim pak minuta pas pranimit të kërkesës nga kryeministri Petr Necas.

Qeveria nuk ka dhënë arsye të menjëhershme për shkarkim, por Peake kishte zemëruar presidentin si dhe kryeministrin kur ajo shkarkoi tre zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Peake, është emëruar si kryetare e Liberal Demokratëve më 12 dhjetor. Ndërkohë, ajo do të mbajë postin e saj si zëvendës kryeministër.